ITALI – I riu italian Antonio Tagliata, i cili akuzohet për vrasjen e prindërve të të dashurës së tij, ka rrëfyer se armën e krimit ja ka blerë një shqiptari për 450 euro, në sheshin “Cavour” në Ankona.
Mediat në Itali bëjnë të ditur se Tagliata ka deklaruar se bashkë me armën ka blerë edhe 86 fishekë, të cilët i ka hedhur në koshin e mbeturinave, pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 7 tetor në Ankona, ku Antonio Tagliata pasi kishte takuar të dashurën e tij, i kishte nxjerrë pistoletën, duke i kërkuar që ajo ta vriste, pasi nuk mund të pranonte ndarjen, siç kërkonin prindërit e vajzës.

Por sipas hetuesve, vajza i ka thënë atij të shkonin në shtëpi dhe të sqaroheshin me prindërit e saj, ku pas një sherri me të atin e vajzës, i riu ka humbur kontrollin dhe i ka vrarë të dy.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: