GJERMANI- Ka filluar procesi gjyqësor kundër Mesut Y, i cili në moshën 17-vjeçare vrau një shqiptar dhe plagosi një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Hanover të Gjermanisë më 1997, shkruan ‘Bild.de’. Tre persona kishte hyrë në një dyqan akulloresh dhe kishin sulmuar shqiptarët. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur si përleshje mes bandave kurde dhe shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Tani 20 vjet pas krimit, ai përballet me gjyqin, derisa kur kishte kryer këtë akt kishte 17 vjet e 11 muaj. Në fundin e viteve ’90-ta ishte ndezur një luftë e dhunshme për pushtet në mes kurdëve dhe shqiptarëve, që kishte lidhje me drogë dhe prostitucion.

Shqiptari nga Kosova 22-vjeçar humbi jetën, ndërsa18-vjeçari mbijetoi. Për këtë u akuzuan tre persona, përkatësisht: Veysi S. (46), ai është në arrati, Etem U. (40), i dënuar në vitin 2001 me gjashtë vjet burgim dhe Mesut Y., i cili u arrestua në fundin e vitit 2015 në Bullgaria dhe akuzohet për tentativë vrasje, ndërsa rrezikon deri në 10 vite burg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb