SHBA- Një tjetër person është arrestuar nga policia amerikane, pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 shtatorit në New York. Mediat amerikane raportojnë se i dyshuar për vrasjen është 46-vjeçari Eric Cruz, ndaj të cilit rëndon akuza për ‘Vrasje të shkallës së dytë’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Mësohet se 46-vjeçari u vetëdorëzua në polici, ndërsa dyshohet se ai ka goditur me thikë në qafë shqiptarin.

Kujtojmë se 1 javë më parë u arrestua një tjetër autor për ngjarjen. Anthony Valentini, 35 vjeç akuzohet se qëlloi ne armë në drejtim të 23-vjeçarit shqiptar, por plumbat nuk e prekën. Ka dyshime se vrasja e shqiptarit erdhi pas një sherri për marijuanë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb