TURQI- Një grua e re ka ekzekutuar bashkëshortin e saj në Turqi por nuk ka treguar pendesë për ngjarjen, pasi ka rrëfyer se ai e kishte detyruar të prostituonte.

Madje 28-vjeccarja Çilem Doğan kishte veshur edhe një bluzë me një mbishkrim “E dashur e kaluar faleminderit për të gjitha mësimet”, për të demonstruar se nuk ishte penduar aspak për krimin.

“A duhet që gjithmonë të vdesin femrat. T’i lëmë disa meshkuj të vdesin. E vrava atë në emër të nderit tim”, citohet t’i ketë thënë policisë 28- vjeçarja Doğan. Burri i saj 33 vjeç Hasan Karabulut u gjet i vdekur pasi ishte qëlluar me gjashtë plumba. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: