SHBA- Bryan Santana, një faturino 20 -vjeçar nga Orlando (SHBA), donte të shkonte i rregullt dhe i pastruar në takimin me policinë, pasi vrau shoqen e tij dhe përdhunoi kufomën e saj. Ai u vu në pranga pak orë pas krimit, teksa paguante faturën te berberi. I shoqëruar në polici Bryan pohoi se kishte vrarë 23 -vjeçaren Shelby Fazio. I riu tregon se i zuri frymën dhe e qëlloi pas shpine disa herë me thikë shoqen më pas, para se ta tërhiqte trupin e viktimës deri në dhomën e saj, bëri seks me kufomën. Trupi i pajetë u gjet nga një shoku i tyre, John Heermance.
20 -vjeçari pranoi krimin e kryer, dhe rrëfeu çdo hollësi, ndërsa shtoi se së fundmi kishte mendime të çmendura dhe madje donte të vriste edhe nënën e tij. Prindërit e 20 vjeçarit, thanë se pak javë më parë e kishin dërguar djalin për një vizitë psikiatrike, por mjekët i kishin thënë se nuk kishte asgjë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: