Një vrimë e errët, qindra herë më e madhe se toka, është dalluar në sipërfaqen e diellit. Një fotot e “një vrime të madhe koronale” është realizuar nga kamera e NASA-s në ditën e parë të këtij viti. Vrima e errët me formë të çrregullt shtrihet rreth 400 kilometra në pikën e saj më të gjerë, bëjnë të ditur ekspertët. Sipërfaqja e saj është 410 herë më e madhe se toka. Vrimat e para koronale janë parë në fotot e bëra nga astronautët e NASA-s në vitet 1970. Në fakt nuk janë vrima në kuptimin e parë të fjalës, por janë rajone më të ftohta ku fusha magnetike e diellit arrin në hapësirë. Sipas NASA-s vrimat mund të jenë të dukshme deri në pesë vjet ose më shumë.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: