Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se pesë nga punëtorët e saj u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas një sulmi izraelit në magazinat e ministrisë në zonën Musbah të Rripit jugor të Gazës.

Ekuipazhet e emergjencës nuk mund të arrijnë të vdekurit ose të ndihmojnë të plagosurit, tha ministria.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe palët e interesuara që të ndërhyjnë për të mbrojtur dhe shpëtuar të plagosurit nga vendi i ngjarjes”, thuhet në postimin në Telegramin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb