ITALI

“Ajo që po ndodh në Itali, është në kuadër të politikave të Matteo Salvini”, është shprehur Angela Bedoni, nëna adoptive e Bakary Dandio, 22 vjeçar senegales, pas shkrimeve raciste ‘Vriteni zezakun’, shfaqur në muret e pallatit ku jeton familja milaneze. Por nuk ka vonuar edhe një përgjigje nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini i cili thotë se respekton dhimbjen e nënës duke dënuar çdo formë racizmi.

C 2 Articolo 3192927 1 Upiimmagineparagrafo

“Respektoj dhimbjen e nënës, përqafoj djalin e saj dhe dënoj çdo episod racizmi. Por të bllokohen skafistët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të ndalohet emigracioni klandestin, të instalohen telekamera dhe të përjashtohen krimenelët dhe të bëhet vetëm drejtësi, nuk është racizëm aq më tepër fashizëm” , është shprehur Salvini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb