SERBI


Një emigrant vetëm 20 vjeç me origjinë afgane është vrarë me thikë në një kamp refugjatësh në Beograd të Serbisë. Ashtu siç raportojnë mediat serbe, viktima është goditur me një thikë në gjoks.


Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes emigrantëve. Fillimisht 20-vjeçari ishte plagosur, ndërsa më tej ka ndërruar jetë në spital. Policia nisi menjëherë aksion për të kapur agresorin e dyshuar, që ndërkohë kishte ikur nga vendngjarja, shkruajnë mediat e huaja.


Në Serbi, sipas UNHCR-së, aktualisht ekzistojnë rreth 3 600 refugjatë ose emigrantë. Autoritetet serbe, megjithatë, vlerësojnë se ka 600-700 emigrantë të tjerë që shmangin regjistrimin. Numri i tyre i saktë nuk mund të regjistrohet, edhe për shkak se ata lëvizin në shtete të ndryshme ballkanike, përpara se të mbërrijnë në Europën Perëndimore, që është destinacioni final.

(d.xh/Balkanweb)