ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë me thikë sot në komunën e Zagarolos në Romë. Michel Leskaj, u gjet i vrarë me një thikë të ngulur thellë në gjoks. Ndërhyrja e mjekëve të urgjencës qe e kotë, pasi i riu mbërriti  i vdekur spital.

Policia italiane nisi menjëherë punën për të hetuar vrasjen, e cila duket një mister i vërtetë. Të paktën tani për tani, nuk ka asnjë të dhënë se përse ai ishte në këtë komunë.

I riu shqiptar ishte banor në Pistoia dhe një natë më parë ka lënë qytetin për të arritur në Bari, ku ai do të nisej më pas për në Shqipëri. Përse atëherë shkoi në Zagarolo?

Më shumë gjasa, sipas policisë, ai kishte lënë takim me dikë, ndoshta me vrasësin e tij. Pista e parë është shtrirë pikërisht në këtë drejtim, i riu mund të ketë pasur probleme ose mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë trafik. Por tani për tani kjo është vetëm një nga shumë hipoteza që kanë ngritur hetuesit.

Ajo që dha alarmin për vrasjen e djalit, ishte e motra e tij, e cila kishte marrë një telefonatë nga vëllai për t’i kërkuar ndihmën e saj. Një kalimtar gjithashtu e kishte parë shqiptarin të ulur në një makinë, të gjakosur dhe pak të vetëdijshëm. Policia është duke kërkuar mes kamerave në zonën ku u vra shqiptari. Deri tani, policia ka në dorë vetëm një krim, pa asnjë motiv, ku vrasësi me sa duket ka avulluar.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb