SHBA-Një kandidate e re në “America’s Next Top Model” është vrarë në një incident të armatosur ku mbetën të vdekur tre persona në total në Charlotte, North Carolina, ka thënë policia.

Policia tha se Mirjana Puhar, 19-vjeçe, ka qenë në mesin e tre personave trupat e të cilëve janë gjetur të martën në mbrëmje. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar Emmanuel Jesus Rangel, 19-vjeç, si të dyshuar për vrasjen e tre personave, transmeton Koha.net.

Dyshohet se incidenti është i ndërlidhur me drogën dhe se viktimat dhe i dyshuari janë njohur edhe më parë.

Ueb-faqja e lajmeve për VIP-a, TMZ, ka raportuar se Puhar është paraqitur në edicionin e 21-të të emisionit për modelizëm, që nisi transmetimin gushtin e kaluar.

Modelja ka lindur në Serbi, por është zhvendosur në SHBA me familjen pas luftës në Kosovë më 1999.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: