MILANO- Merr fund saga e arratisë, vritet në Milano autori i sulmit në Berlin. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.

24-vjeçari tunizian i dyshuari kryesor për masakrën në u vra nga policia gjatë një konflikti me armë zjarri. Mësohet se Amri është ndaluar nga policia në një kontroll rrugor në sheshin në San Giovanni në Milano rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Ai ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar drejt agjentëve.

Një prej policëve të rinj, që kishte 9 muaj në shërbim e ka qëlluar 24-vjeçarin duke e vrarë. Vetë agjenti është plagosur në shpatull nga një armë e kalibrit 22 mm. Tuniziani akuzohej se mbrëmjen e të hënës hyri me një kamion një treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave si dhe plagosen e 48 të tjerëve.

AUTORI BËRTITI: ALLAHU AKBAR
Ndërkaq mediat ndërkombëtare raportojnë se 24-vjeçari ka qëlluar ndaj 2 oficerëve të policisë duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Pas plagosjes së një oficeri ai është vrarë. Mësohet se policia ka gjetur në çantën e tij të shpinës një biletë treni nga Franca, çka lë të kuptohet se sapo kishte mbërritur në Itali. Ky dyshim tregon se terroristi ka qenë në gjendje të përshkojë më shumë se 2 kufij ndërkombëtar i pashqetësuar, pavarësisht se ishte subjekt i një kërkimi ndërkombëtar. Shenjat e gishtave kanë konfirmuar se i dyshuari ishte personi i arratisur dhe i kërkuar për masakrën në Berlin ku humbën jetën 12 persona.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: