Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa interpretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve ’80.

Daja, i cili jeton prej shumë vitesh me familjen në Kanada, ka humbur djalin e tij të vetëm 15-vjeçar Denisin mbrëmjen e djeshme.

Djaloshi është vrarë mbrëmë gjatë një feste adoleshentësh, por nuk jepen të tjera të dhëna mbi mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja. Sipas policisë të pranishëm në stacionin ku ndodhi përleshja, ishin rreth 50 deri në 100 persona. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vdekjen e 15-vjeçarit shqiptar.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për prindërit e tij Shkëlqimin dhe Karmelën edhe për faktin që Denisi ishte djali i tyre i vetëm. Ngushëllime të shumta familja ka marrë edhe nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Shqipëri.

Shkëlqim Daja njihet si një nga personazhet më rebele të kinostudios në periudhën e diktaturës. Pjesën më të madhe të kohës ai ka qenë asistent regjisor, ndërsa në ka luajtur në filmat “Zambakë të bardhë” në vitin 193 në rolin e Rolandit dhe “Shokë të një skuadre” në rolin e Gonit në vitin 1984.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb