Një mjek dhe vullnetar luftarak britanik që ka shpëtuar më shumë se 200 ushtarë në Ukrainë është vrarë në vijën e frontit.

Vdekja e Peter Fouché, i cili kishte ndihmuar ushtrinë ukrainase në Donbas që nga pranvera e vitit 2022, u konfirmua më herët gjatë ditës së sotme, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Ish marangozi i kthyer në mjek, nga Fulham, në perëndim të Londrës, ka lënë pas vajzën e tij 15-vjeçare Nicole.

Fondacioni bamirës Project Konstantin, i cili evakuon ushtarët e plagosur, postoi një homazh në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: