Një gazetar palestinez ka vdekur nga plagët e marra gjatë protestave në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë në Gaza.

Yaser Murtaja, 30-vjeç, që punonte si kameraman për agjencinë me bazë në Gaza, Ain Media, ishte plagosur gjatë përleshjeve më 6 prill. Ai më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Murtaja është në mesin e nëntë palestinezëve të vrarë gjatë protestave të dhunshme.

Në fotografitë e publikuara, shihet gazetari Murtaja, i cili qëndron i lënduar në një barelë dhe në jelekun e tij ka pasur të shkruar “Press”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk ka komentuar, duke thënë se ushtria është duke hetuar këtë incident.

Palestinezët po protestojnë përgjatë kufirit të Gazës dhe Izraelit dhe po kërkojnë që të kthehen në tokat që tashmë i takojnë shtetit izraelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: