Persona të armatosur palestinezë në Rripin e Gazës qëlluan dhe vranë një punonjëse humanitare nga një organizatë bamirëse me bazë në SHBA, duke qëlluar në makinën e saj. Zyrtarët qeveritarë i thanë familjes së rasti se ishte një gabim në identifikim.
Makina në të cilën udhëtonte Islam Hejazy, menaxhere e programit të Gazës në “HEAL Palestine”, u kap të enjten në zonën e Khan Younis në jug të enklavës.
Persona të armatosur nga tri makina gjuajtën në drejtim të automjetit me dhjetëra plumba.
“Ajo ishte nënë e dy fëmijëve të vegjël dhe një humanitare me etikën dhe profesionalizmin më të lartë”, postoi “HEAL Palestine” në faqen e saj në Facebook.
“HEAL Palestina është më e përkushtuar se kurrë për t’i shërbyer Gazës, për nder të saj. Armëpushimi duhet të ndodhë tani!” thuhej në postim, raporton Reuters.
Familja e saj lëshoi një deklaratë të premten, duke thënë se atyre u thanë nga partitë qeveritare në spitalin ku u dërgua trupi i saj se ajo u vra gabimisht. Atyre u është thënë se vrasësit e saj, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, nuk kishin arritur të identifikonin automjetin që ajo po drejtonte.
Për këtë rast nuk ka pasur ndonjë deklarim nga Hamasi.