Kryebashkiaku i Tancawich, në Meksikën qendrore, një anëtar i partisë qeverisëse MORENA, u vra të dielën, njoftuan autoritetet lokale. Trupi i të zgjedhurit Jesus Eduardo Franco, së bashku me ato të tre personave të tjerë, u gjet brenda një makine në atë qytet, sipas zyrës së prokurorisë lokale, e cila ka nisur hetimet për katër vrasjet.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e kolegut tonë Eduardo Franco, kryebashkiak i Tancavic”, tha përmes X-it Rita Rodríguez, presidentja e organizatës shtetërore të MORENA-s në San Luis Potosí, ku administrohet bashkia.

“Ne kërkojmë nga autoritetet (…) të gjejnë përgjegjësit,” shtoi zonja Rodrigues. Vitet e fundit, dhjetëra zyrtarë lokalë janë vënë në shënjestër të krimit të organizuar në Meksikë. Një nga rastet më tronditëse të kësaj natyre ishte ai i Alejandro Arcos, kryebashkiaku i Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Guerrero (në jug).

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 100,000 njerëz janë zhdukur në vend që nga dhjetori 2006, kur filloi lufta shumë e diskutueshme kundër drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: