ITALI

Policia italiane ka arrestuar dy studentë amerikanë në Romë, pasi akuzohen për vrasjen e një karabinieri. Vrasja besohet se ka ndodhur shumë pranë qendrës të kryeqytetit italian.

Karabinierët me anë të një deklarate për mediat thanë se dy studentët po mbahen të izoluar dhe se mbi ta mund të rëndojnë akuzat e vrasjes dhe tentativës për zhvatje, raporton “Reuters”.

Burimet gjyqësore kanë thënë se studentët e paraburgosur quhen Finnegan Lee Elder dhe  Gabriel Christian Natale-Hjorth, të dy nga San Francisko. Avokatët e tyre nuk kanë folur për mediat.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mario Cerciello Rega, një oficer 35-vjeçar u ther për vdekje të premten pasi u përpoq të arrestonte 2 persona të dyshuar për vjedhje në një lagje turistike të Romës. Një tjetër oficer italian u plagos gjatë incidentit.

Fillimisht u tha se agresorët ishin nga Afrika e Veriut. Vrasjet e policëve në Itali janë të rralla dhe politikanët kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e karabinierit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb