IRAK- Një nga xhihadistët më të kërkuar të Francës është vrarë gjatë një sulmi ajror nga ushtria amerikane në afërsi të Mosulit në Irak, zonë e mbikëqyrur nga ISIS. Lajmi është konfirmuar edhe nga Pentagoni, ngjarje që mendohet se ka ndodhur më 8 shkurt. Rachid Kassim, i lindur në Roanne në vitin 1987, nga një nënë algjeriane dhe babain nga Jemeni ishte një rekrutues i profilit të lartë për grupin ekstremist, ndërsa inkurajonte djem të rinj përmes llogarisë së tij në telegram dhe ‘Facebook’.

Sipas ‘The Indipendent’, autoritetet franceze dyshojnë se ai është autori i vrasjes me thikë të një oficeri policie dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre në 2016-ën dhe për prerjen e kokës së një prifti.
Në disa regjistrime audio të cilat duket se janë bërë në dhjetor, të planifikuara që të dilnin pas vdekjes së tij, Rachid Kassim ka një mesazh tronditës, sidomos për liderët e ISIS-it. Britanikja prestigjioze ‘The Indipendent’ shkruan se në amanetin e fundit që i ishte kërkuar nga ISIS, Kassim duhet të kryente një sulm vetëvrasës, që sipas tij ai nuk e ka pranuar. Ndër të tjera, ai ka dënuar liderët ISIS-it për dërgimin e burrave të tyre në vijën e frontit.

“Pse nuk dilni vetë në misionet luftarake, ose vetëvrasëse? Pse nuk kujdeseni për gratë që i keni lënë vejusha?”, pyet ai në fjalët e tij të fundit. Në korrik të vitit të kaluar – vetëm pas disa ditës së ‘Basties’ në Nicë të Francës, ku u vranë 86 persona, Kassim u shfaq në një video propagandistike ku ai shihet tek i priste kokën një pengu, ai kërcënonte dhe bënte thirrje për më shumë sulme ndaj qytetarëve francezë. “Ne besojmë se edhe një sulm të vogël në vendet jo-myslimane është më mirë se një sulm i madh në Siri.”, pohonte në video Rachid Kassim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb