TEPELENE

Pas publikimit të lajmit nga ‘BalkanWeb’ të familjes Mulellari në fshatin Bëçisht të Tepelenës, Drejtoria Rajonale e Tatimeve u angazhua në bashkëpunim me sipërmarrës të qytetit për t’i ardhur në ndihmë familjes me veshje dhe ushqime.

“T’i kthejmë buzëqeshjen sadopak në këto ditë festive familjes Mulellari”-kanë thënë bamirësit.

Kujtojmë se nëna 32 vjeçare jeton me 3 fëmijët e saj në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa fëmijëve shpesh u mungon edhe buka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I zoti i shtëpisë u nda nga jeta 4 vite më parë duke lënë pas të shoqen dhe fëmijët jetimë që mbetën në mes të katër rrugëve.

Nëna 32 vjeçare ngrys ditët mes sëmundjes së rëndë që nuk mundet ta diagnostikojë të plotë e ta ndjekë me mjekim, ndërsa i duhet të marrë rregullisht insulinën dhe të ardhurat e vetme janë 5 mijë lekët e pensionit të së ëmës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb