Klaus Gjasula do të kujtohet gjatë, ky ishte një Evropian unik për mesfushorin kuqezi, ku përjetoi emocione të forta, një autogol dhe një gol i realizuar ndaj Kroacisë. Pas rikthimit në atdhe, Gjasula nuk i fshehu emocionet, ndërsa shtoi se ky Evropian ishte një vitrinë e shkëlqyer për Shqipërinë:

“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm”, tha ai.

Ndër të tjera, Gjasula tha se “jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë”.

Ylli i Kombëtares është shprehur se ka dhënë maksimumin e tij për aq kohë sa ka qenë në fushë, duke shtuar po ashtu, se tifozët shqiptarë kanë qenë më të mirët e këtij evropiani.

Mendon se duhet të luaje më tepër në këtë evropian?

Gjasula: Në fund të fundit e vendos trajneri, ai mendon se cila është më e mira për ekipin, çdo minutë që luajta e shijova dhe provova të jap maksimumin.

Nota për kombëtaren?

Gjasula: Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mieë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb