Sammy Basso ka fituar sfidën e tij të madhe me jetën, këtë herë me një operacion në zemër, i vetmi në llojin e tij. Ndërhyrja, e udhëhequr nga Francesco Musameci nga Spitali i ‘San Camillo’ në Romë ia ka dalë me sukses. Tani Sammy, 23 vjeçari i bllokuar brenda trupit të 80-vjeçarit tregon në një intervistë zgjedhjen e tij për të përballuar një operacion kaq të rrezikshëm dhe të komplikuar.

“Nuk kisha alternativë dhe nuk ishte e lehtë. Sot kjo ndërhyrje përfaqëson një kthesë epokale në historinë e sindromës”, tha ai.

23-vjeçari është një nga  100 pacientët në botë i prekur nga kjo sindromë, ai ka planifikuar edhe objektivat e tij të ardhshme.

“Dua të bëj një specialiazim në biologjinë molekulare për t’u bërë një kërkues. Ëndrra ime është gjej një kurë për personat e prekur nga sindroma”, theksoi Sammy.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb