VLORË- Një 55-vjeçar i ka dhënë jetës, pasi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të i pallatit. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 10:40, në lagjen “Pavarësia 2” pranë një shkolle jopublike.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin F.Ruci, i cili ka rënë nga banesa e tij. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilin kurohej prej disa vitesh.

F.Ruci, jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ndodhjes së ngjarjes ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb