Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se BE-ja duhet të tregoj arsyen e mos hapjes së kapitujve në negociatat për anëtarësim. Ai ka thënë se me komisionerin për politika fqinjësore të Bashkimit Evropian, Johanes Hanh do të bisedojë për atë se çfarë ka bërë deri me tash Serbia dhe ka theksuar se ka vërejtur se të gjitha çështjet lidhen me dialogun me Prishtinën, transmeton “Indeksonline”.

“Mos na thoni se kapitujt nuk janë hapur për shkak të Marrëveshjes së Brukselit. Çfarë është ajo që Serbia nga kjo marrëveshje nuk e ka përmbushur? Tregoni se problemi është diku tjetër, disa pyesin se pse nuk e jap 100 për qind të Gazivodës. Unë nuk dua t’ua jap (Kosovës). Le të thonë se për këtë nuk ka hapje (të kapitujve)”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se ka ofruar pronësi 50-50 për Gazivodën, por Prishtina këtë nuk e ka pranuar, duke shtuar se nga Marrëveshja e Brukselit kanë mbetur gjashtë nga 15 pikat dhe ka shtuar se ato i përkasin Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb