Megjithëse të padëshiruar në Tiranë, siç u shpallën nga Vetëvendosje dhe qytetarët që protestuan dje, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka gjetur rastin të takohet dhe të pijë një kafe me liderin e serbëve të Bosnjes Milorad Dodik.

Fotografinë e ka hedhur vetë presidenti serb në rrjete sociale ndërsa mediat serbe e quajnë një takim mes vëllezërve në Tiranë. Vuçiç dhe Dodik marrin pjesë sot në Samitin e Brdo-Brionit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar një ditë më parë kundër pranisë së tyre në Shqipëri. Lideri i republika Serpska Dodik prej vitesh është në listën e zezë të SHBA për rrezikun që ai paraqet ndaj procesit të paqes në Bosnje Hercegovinë.

Media Serbe Per Vucic
Media Serbe Per Vucic

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb