SERBI– Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës po kundërshtohet nga Beogradi zyrtar.


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur veprim të papërgjegjshëm politik dhe të papranueshëm.


“Serbia di si të reagojë – me urtësi dhe mençuri. Nëse është e nevojshme ta tregojë fuqinë, mos keni dert, sepse gjithsesi do ta tregojë”, ka theksuar Vuçiç.


Ndërkohë, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se shqiptarët kanë nevojë për punë dhe për një të ardhme të sigurt, e jo për rrugë që çojnë në konflikte, të cilat sipas tij, vetëm mund ta rrisin emigrimin e të rinjve shqiptarë.

“Ata duhet të jenë një urë në mes të popullit serb dhe shqiptar, jo një mjet negocimi dhe instrumente të manipulimit të politikanëve të papërgjegjshëm”, është shprehur Gjuriçi.

Të premten, zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, me tone të ashpra i ka porositur këshilltarët komunalë shqiptarë, siç ka thënë ai, të mos luajnë me zjarr.

(el.sp/BalkanWeb)