Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç në një prononcim për mediat serbe deklaron se është ende herët të flitet për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën. Kryeministri i Serbisë, duke folur për televizionin “Tv Prva”, ka deklaruar se duhet të shikohet se si do të lëvizin gjërat, ndërsa ka pranuar se është në kontakt të vazhdueshme me Presidentin e Serbisë, Nikoliç. Gjatë këtij prononcimi, Vuçiç ka folur edhe për integrimin e Serbisë në BE, ku deklaroi se integrimi i Serbisë në BE nuk duhet pritur para vitit 2020. Ai është shprehur se ka  interpretime të shumta të marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk mundet secilit t’ia sqarojë të gjitha. Vuçiç ka pranuar se në Bruksel priten bisedime të vështira dhe kushte të rënda.
(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: