SERBI

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka theksuar se ndihet i habitur nga deklaratat e vendeve të Quintit pas zgjedhjeve për kryetarët e komunave në veri të Kosovës.


“Unë dua t’i përgëzoj për shpikjen e tyre. Unë nuk kam lexuar ndonjë gjë më të marrë në jetën time”, tha Vuçiç.


Presidenti serb komentoi një deklaratë të përbashkët të vendeve të Quintit, nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët u shprehen se procesi zgjedhor në katër komunat në veri kaloi në atmosferë të qetë, por gjithashtu kujtuan se ka ende çështje të pazgjidhura, të cilat kanë ndjekur procesin zgjedhor të vitit 2017.


“Këto defekte, si dhe kërkesat për të përditësuar listat e votuesve dhe për të qartësuar procedurat, mbeten të pa adresuara dhe kanë si rezultat konkurrencën dhe pjesëmarrjen e kufizuar politike, prandaj ngritin pyetje lidhur me procesin e përgjithshëm demokratik në ato zona”, -shpreheshin këto vende në deklaratë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb