SERBI – Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kërkesa e Gjykatës së Hagës për kthimin e tij në Njesinë e Burgimit në OKB “është imorale” dhe se dikush është zemëruar me fjalimet e tij për sulmet e NATO-s në Serbi.

Vuçiç është përkrahur dhe nga Ministri i Punës, Vulin, i cili nënvizoi se nëpërmjet këtij vendimi kërkohet të rrëzohet qeveria e Aleksandër Vuçiç.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës ka anuluar sot lirimin e përkohshëm të ish-liderit të akuzuar serb, Vojisllav Sheshel, i cili ishte liruar me arsyetimin se është i sëmurë me kancer. Tribunali i Hagës urdhëroi Dhomën Gjykuese që menjëherë ta anulojë lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe të urdhërojë kthimin e tij në Njësinë e Burgimit të Kombeve të Bashkuara” në Hagë.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tribunali i Hagës ka lejuar që Vojisllav Shesheli të kthehet në shtëpi në Serbi, për shkak të sëmundjes, derisa Gjykata e Hagës të vendosë për akuzat për krime lufte gjatë luftërave në Ballkan.

Vetë Vojisllav Shesheli ka deklaruar sot se nuk do të kthehet vullnetarisht në Hagë.

(ar.sh/News24/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: