Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se konflikti me Kosovën nuk është zgjidhje, ndërsa shtoi se dialogu është kusht i Bashkimit Evropian për rrugën e Serbisë drejt familjes së madhe evropiane.


“Nëse nuk arrijmë një kompromis me Prishtinën, që është kusht për progres në rrugën drejt BE-së, atëherë ajo mbetet “brenda vetvetes në çelësin e vet”, u shpreh Vuçiç.


I pyetur nëse dialogu me Prishtinën është thjesht me qëllim të njohjes së Kosovës, Vuçiç tha se çdo ditë dëgjon ta quajnë atë ‘një tradhtar’.


“Mendoj se duhet të flasim dhe të përpiqemi të arrijmë një kompromis, pasi nuk mund të pretendojmë se konflikti i ngrirë është një zgjidhje e mirë”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: