SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka refuzuar që të pajtohet me debatet se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “klinikisht i vdekur”.

Ai ka theksuar se është e pashmangshme që të bisedohet, por se duhet të mësohet fillimisht për çfarë.

Sipas tij, dje në Stamboll ka kërkuar që ceremoninë e hapjes së aeroportit më të madh në botë, të hiqet flamuri i Kosovës, gjë që sipas tij e kanë bërë organizatorët.

Vuçiç, duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit me serbët e Kosovës, ka thënë se dje i ka parë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin.

“Kam qëndruar larg tyre dikur shtatë metra. Kam kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovës dhe kjo është bërë”- ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka folur me Thaçin dhe Pacollin.

Ai ka shfaqur shpresën se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë, sepse duhet të zhvillohen.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb