SERBI

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç mori pjesë në edicionin festiv të krishtlindjeve ‘Kurira’. Vuçiç foli edhe për kompromisin në dialogun me Kosovën me Serbinë.

“Kompromisi në politikë nuk është një humbje por një fitore” u shprehë ai.

Presidenti serb vazhdoi duke thënë se e di që serbët nuk do ta pranojnë këtë por pati një mesazh për ta.

“E them këtë, edhe pse e di që serbët nuk do ta pranojnë . Nuk do ta pranojnë sepse është më lehtë të jetosh në mitë dhe lavdërime sesa në realitet. Ne duhet të ndryshojmë shumë”- vazhdoi Vuçiç.

Në fjalim kritikoj ata që mbështesin një konflikt të ngrirë me Kosovën.

Ai tregoi se cili është qëllimi dhe detyra e tij në Kosovë.

“Detyra jonë është të parandalojmë që Kosova të mbetet pa serbë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb