SERBI

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, është shprehur se kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj nuk do tërhiqet nga vendimi  për taksën ndaj produkteve serbe edhe në një të ardhme të afërt dhe sipas tij nga një qëndrim i tillë i Prishtinës mund të pritet vetëm përkeqësim i situatës. Serbia duhet të luftojë në paqe, stabilitet dhe interesa kombëtare, vuri në dukje ai, shkruan ‘Novosti’.

“Për ne është e rëndësishme të ruajmë paqen. Këto nuk janë momente të lehta për ne, por të do të përpiqemi”, tha Vuçiç sot para gazetarëve gjatë një vizite në institutin e për mbrojtjen e  Shëndetit “ Dr. Vukan Cupci”.

Sipas Vuçiç pa u shfuqizuar vendimi për taksën ndaj produkteve serbe nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve në Bruksel. Kreu i shtetit serb është marrë edhe me nismën e Agim Bahitirit për bashkimin e qytetit dhe vendimet e shtetit për Trepçën, sipas tij deklaratat që bëhen rreth këtyre çështjeve nga udhëheqësit e institucioneve janë kërcënim për Serbinë.

Vuçiç ka folur edhe për protestat masive që po organizohen në Beograd kundër tij, ndërkohë e ka kritikuar takimin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, me politikanin demokrat, Dragan Djilajs.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb