Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një letër presidentit francez Emanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe udhëheqësve të tjerë evropian për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. “Serbinë e pret një periudhë shumë e vështirë, ku do të vendoset edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por ne do përpiqemi deri në momentin e fundit, pasi kjo i bie përjashtim i Serbisë”, thuhet në letrën e Vuçiç.
Ai theksoi se pranimi i Kosovës në KE, pa përmbushjen e kushteve dhe themelimin e asociacionit dhe çështjeve tjera, në të vërtetë përbën përjashtim të Serbisë nga kjo organizatë.

“Do të shohim si do rrjedhin gjërat, do përpiqemi rreth kësaj, lajmet e vetme të mira janë situata ekonomike prej të cilës jetojmë dhe kjo është mirë dhe me rëndësi. Dodik dhe ekipi i tij kishin propozime për ftesa për disa përfaqësues serb nga hapësirat e ish Jugosllavisë, ku do bisedojmë për gjuhën, shkrimin dhe çështje tjera” -tha ai.

Vuçiç theksoi se i ka bërë thirrje udhëheqjes së Srpska që të shqyrtojnë mirë situatën “por nuk do vendosin sanksione ndaj Srpskes, prandaj duhet kujdes për secilin veprim që bëjnë”. Ndërkohë mediat kanë njoftuar se Vuçiç iu ka nis letër kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron rreth pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, këtë e ka konfirmuar edhe ministri i financave Mali. Ai ka deklaruar se Vuçiç ka dërguar letër kancelarit Scholz dhe presidentit Macron por edhe liderëve tjerë evropian, ndërkohë që ka shtuar se asnjëherë nuk e ka parë Vuçiç aq të shqetësuar, pas presioneve në rritje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb