Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi sot me kandidatët e Listës Serbe në Beograd ka lexuar në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës ndërsa ai thotë; “lista e kandidatëve të subjekteve politike” .

Më pas kreu i shtetit serb pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ndodhej në konferencën për shtyp, nëse i kishte thënë mirë.
“Seferi, a i thash mirë?”, pyeti Vuçiç, ndërsa përshëndeti gazetarin duke i buzëqeshur.

“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb