KOSOVË- Qëllimi i qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë kombinatin e Trepçës do të mund të ishte goditje serioze për dialogun e Brukselit, ka deklaruar sot kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Serbia disa herë ka insistuar që në kuadër të dialogut me Kosovën të hapet edhe çështja e pronës në Kosovë, por kjo nuk ka ndodhur”, ka theksuar Vuçiç në deklaratën për gazetarë në Obrenovc, ku ka marrë pjesë në dorëzimin e çelësave të shtëpive familjeve të cilave u janë rrënuar shtëpitë nga përmbytjet, raporton Fonet.

Vuçiqi ka thënë se çështja e Trepçës për Serbinë është shumë e rëndësishme dhe ka shtuar se ai edhe sot edhe në të ardhmen do të merret me këtë temë, për shkak të planeve të Qeverisë së Kosovës që ta marrë atë kombinat metalurgjik, përcjell Koha.net.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb