Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është shtruar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Beograd, për shkak të disa problemeve kardiake që ka pasur.

Lidhur me lajmin e bujshëm ka reaguar këshilltarja e presidencës serbe, Suzana Vasiljevic, e cila ka qetësuar opinionin, duke thënë se gjendja e tij tashmë është stabilizuar. Por, sipas këshilltares, Vuçiç do të vazhdojë të qëndrojë në spital për kujdes shtesë.

“Shëndeti i presidentit është i qëndrueshëm, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spitalin ushtarak”, ka thënë Vasiljevic.

Siç shkruan tanjug, Vuçiç është pranuar në Spitalin Ushtarak në Beograd në orët e vona të së premtes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb