Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dërguar një letër të mbështetjes presidentit rus, Vladimir Putin, pas viktimave të vërshimeve, duke theksuar se Serbia, me mundësitë e saj, është e gatshme t’u dalë në ndihmë, transmeton lajmi.net.

“Pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për viktimat e vërshimeve. Ju lutem që familjarëve të viktimave, më të afërmve të tyre t’i shprehni ngushëllimet tona, kurse të lënduarve urimet për shërim sa më të shpejtë”, shkroi Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

“Serbia është e gatshme që sipas mundësive të saj, të ofrojë ndihmë, atë që kemi, gjithmonë nga zemra do ta ndajmë me miqtë tanë”, shtoi ai.

Vuçiç ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta harrojë se kush i ka ndihmuar kur ishte prekur nga katastrofat natyrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb