SERBI

“Unë nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës si President, edhe nëse më vrisni”. Deklarata e fortë vjen nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Tanjug.

“Ju mund të më vrisni vetëm, por kjo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç për Tanjug.

I pyetur në lidhje me zgjidhjen që ai kishte ofruar, Vuçiç deklaroi se ai kishte dështuar që të arrinte ndonjë marrëveshje.

“Ideja u refuzua, asnjeri nuk e dëgjoi atë që po ofroja. Nuk kisha sukses sepse të gjithë po luanin rrolin e budallait. Përgjigjja e Gjermanisë ishte negative që nga fillimi. Asgjë nuk po ndodh në rrafshin diplomatik, dhe kjo është më e keqja për Serbinë. U përpoqa të bëja diçka që ishte më e vështira. u ekspozova ndaj një fushate brutale kur po akuzohesha se isha kundër interesave serbe, pa e ditur se për çfarë po flisnin. Përsëri, unë luftoj si një luan. Unë nuk lejoj që dikush t’i ngrejë zërin Serbisë, luftoj dhe ruaj paqen dhe stabilitetin e vendit tonë “.

“Më rrëzoni në rrugë, por unë nuk do ta njoh Kosovën, pavarësisht nga mënyra se si na ftojnë, në çfarëdo formati, ne shkojmë me qëndrimin se Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ne nuk e njohim Kosovën”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se Serbia është transformuar përmes reformave ekonomike dhe ka rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb