BEOGRAD– Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përfundoi para kohe një vizitë në Kazakistan dhe nga aeroporti shkoi direkt në maternitet për një arsye shumë fortë.

Gruaja e tij Tama solli në jetë fëmijën e tretë, një djalë që lindi dje në mbrëmje. Sipas mediave serbe, djali ka lindur me një peshë 3250 gram dhe bashkë me nënën janë në gjendje shumë të mirë.

Vuçiç u kthye sot në mëngjes në Beograd dhe me mbërritjen e tij në aeroportin “Nikola Tesla”, ai u pa i qeshur dhe i emocionuar dhe nuk bëri asnjë deklaratë.

Ai shkoi menjëherë te bashkëshortja, Tamara dhe te i biri, i cili u lind 15 ditë para datës së parashikuar nga mjekët. Bëhet fjalë për djalin e tretë, pas Danilos dhe vajzës Milica që i ka martesa e parë.

Ende nuk dihet emri që do t’i vënë atij. Në Kazakistan, presidenti serb mori pjesë në përurimin e “Expo 2017” për energjinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: