Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur për herë të parë në lidhje me qëndrimin e tij për të ardhur ose jo në Shqipëri për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ai tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 Tetor.
Shefi i qeverisë së Beogradit bëri deklaratën e parë zyrtare rreth kësaj çështje, pas spekulimeve të shumta nëse do të udhëtonte drejt vendit tonë.

“Ende nuk kam marrë një vendim për prezencën në ndeshje”, pavarësisht se “më parë kam rënë dakord me kryeministrin shqiptar, Edi Rama për të qenë i pranishëm”.

Kryeministri serb argumentoi se “dilemat për udhëtimin në Elbasan nuk lidhen me praninë e Hashim Thaçit, që ashtu si disa liderë të tjerë të rajonit do të jetë në stadium. Do ta vendos në ditët në vazhdim”, vijoi ai.

Ai deklaroi se prezenca e zv.presidenit dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm i Kosovës nuk e pengon, por “shtyrja lidhet me takime të rëndësishme ekonomike dhe politike”.

Ndër të tjera Vuçiç nuk u shpreh aspak i shqetësuar për sigurinë e përfaqësueses së vendit të tij në Shqipëri, duke bërë të ditur se gjatë udhëtimit në Shqipëri përfaqësuesja serbe do të shoqërohet edhe nga forca sigurie nga Beogradi, raporton “Super Sport”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb