Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një intervistë për median zvicerane “Die Weltwoche” rreth procesit të normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku fajin ia hodhi palës kosovare për mosgatishmëri.

“Një zgjidhje kompromisi ishte afër, por s’u bë”, tha ai.

Situatën e vlerësoi për rëndë e më rëndë në procesin e dialogut ku  tha se tani as nuk flasin por se Beogradi është gjithmonë i gatshëm të dialogojë.

“Neve na duhet zgjidhje kompromisi, dhe ishim afër. S’deshën ata kjo të bëhet. Tani jemi larg zgjidhjes së kompromisit, tashmë as nuk flasim. S’duan ta themelojnë Asociacionin, që e kanë obligim nga Marrëveshje e Parë. Gjendja është e vështirë, por do të bëjmë ç’mos për mbatjen e paqes”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se për të më e rëndësishëm është respekti i ndërsjellë.

“Nuk mund të ketë zgjidhje të së njërës anë, sipas të cilës shqiptarët fitojnë gjithçka ndërsa serbët humbasin të gjithçka. Në Serbi askush nuk është budalla. E dimë sa e vështirë është gjendja, prandaj edhe ngulim këmbë në kompromis”, ka thënë Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: