Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehu gatishmërinë për të arritur një marrëveshje me Kosovën, por theksoi se kjo marrëveshje duhet të jetë një zgjidhje kompromisi dhe jo e njëanshme.

Gjatë një interviste me Donald Trump Jr. në platformën Rumble, Vuçiç theksoi se Serbia është nën një presion të madh në lidhje me dialogun me Prishtinën, duke shtuar se ata kanë qenë gjithmonë të hapur për një marrëveshje, por ajo duhet të respektojë integritetin territorial dhe kushtetutën e Serbisë. Ai gjithashtu theksoi se, ndryshe nga zyrtarët e Prishtinës, ai nuk do të shfrytëzonte mundësinë për të kritikuar, por kërkoi një zgjidhje që të përfshijë kompromis nga të dyja palët.

Përsa i përket protestave që po zhvillohen në Serbi, Vuçiç sugjeroi se ato janë të lidhura me agjenci të majta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Donald Trump Jr., në intervistën e tij, përshkroi Serbinë si një vend që po përqafon tregun e lirë dhe mbështet vlerat e lëvizjes Trump, duke vënë në dukje se vendi është gjithashtu në favor të zgjedhjes së Donald Trump për president të SHBA-së.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb