PRESHEVE-Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se brenda 15 ditëve të ardhshme, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, do të vizitojë Bujanocin dhe Preshevën për të parë se çfarë duhet të ndërmerret për uljen e “tensioneve” në këtë trevë.

Por, në një prononcim për mediat serbe, ai nuk ka sqaruar se për çfarë tensione konkretisht e ka patur fjalën. “Së bashku me përfaqësuesit e BE¬së do të vizitojë Bujanocin dhe Preshevën, për të parë se si mund të ulim tensionet mes popullit shqiptar dhe serb”, ka thënë ai. Vuçiç shtoi se dëshiron që shqiptarët dhe serbët të jetojnë së bashku, me njëri¬tjetrin. “Shqiptarët edhe serbët duhet të jenë të lumtur; të mos frikësohen nga njëri¬tjetri dhe të jetojnë me dinjitet pranë njëri¬tjetrit” ka thënë Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: