SERBI- Vizita e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë do të mbahet nën masa të rrepta sigurie. Këto zhvillime janë pasqyruar edhe nga mediat serbe, të cilat i janë referuar agjencisë së lajmeve “BalkanWeb”. Gazeta “Kurir” shkruan se në Tiranë janë angazhuar forca të shumta policie për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë.

Duke cituar “BalkanWeb”, media serbe shkruan se për vizitën e Vuçiç janë marrë një sërë masash, të ngjashme me ato të vizitës që ka zhvilluar në Tiranë Papa Francesku në shtator 2014.

“Kurir” ka publikuar ditën e sotme një intervistë të dhënë nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, i cili në prag të vizitës së tij në Tiranë, është shprehur se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe komunikim pozitiv me Shqipërinë.

Ai vuri në dukje se këto raporte kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb