SERBI- Në një bisedë për gazetën zvicerane Neue Zuricher Zeitung, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur edhe për Kosovën.

Siç raporton koha.net, Vuçiç, ka kujtuar se ka nisur dialogu, se Serbia, sipas tij, ka bërë shumë kompromise me të cilat popullata e Serbisë nuk është gjithmonë e kënaqur, se ato janë bërë në mënyrën më të mirë që të sigurohet jeta dhe garancia e serbëve në Kosovës dhe që Serbisë t’i mundësohet rruga për në BE.

“Megjithatë nuk jemi të gatshëm ta njohim Kosovën shtet të pavarur. Shpresoj se Brukseli nuk pret koncesione vetëm nga Serbia”, ka theksuar Vuçiç.

Ai ka shtuar se nuk mendon se Kosova de facto është e pavarur.

“Marrëdhëniet serbo-shqiptare janë me shumë rëndësi për Ballkanin Perëndimor, porse ato nuk janë problemi më i madh i rajonit”, ka thënë Vuçiç.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: