Forcat e Armatosura të Serbisë po zhvillojnë aktualisht stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024”, me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviç” janë ekspozuar armatimet dhe pajisje të shumta ushtarake, ndërsa aty ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç pretendoi se ushtria serbe është ose e para ose e dyta më e forta në Europë. Ai tha se Serbia “krenarisht ka sot shumë tanke, radarë dhe raketa”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

“Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Evropë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj… Pesëdhjetë për qind e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë. Kujtojmë se Serbia ka shtuar kërcënimet, kryesisht kundrejt Kosovës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb