SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka folur për dialogun me Kosovën.

“Pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje me Kosovën. Pas taksës 100% dialogu është bllokuar. Nuk jam optimist, mendoj se zgjidhja nuk është afër”- ka thene Vucic.

Ndërsa Putin ka deklaruar se Rusia ka qenë gjithmonë aktive në çështjen e Kosovës

“BE është udhëheqëse e dialogut, mirëpo ka realizim të ulët të marrëveshjeve. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është formuar. Sipas Rezolutës 1244 është paraparë që të ketë numër të caktuar të forcave serbe në Kosovë. Duhet të respektohet e Drejta Ndërkombëtare, pasi mosrespektimi i Rezolutës 1244 është e rrezikshme”- ka thene ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb