TIRANE- Para nisjes për në Shqipëri, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, ku shprehet se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë.

Vuçiç ka deklaruar se ideja e ‘Shqipërisë së Madhe” nuk i përket së ardhmes.

“Serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe komunikim më të mirë me Shqipërinë, zhvillimin dhe ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave”-, tha kryeministri.

Në kuptimin politik, ai vuri në dukje se, vizita në Tiranë është shumë e rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan.

“Marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Shqipërisë, duhet të garantojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye marrëdhëniet tona të qëndrueshme me Shqipërinë janë shumë të rëndësishme – tha Vuçiç.

I pyetur nëse në Tiranë kryeministri Rama do ta “provokonte” sërish me Shqipërinë e Madhe apo pavarësinë e Kosovës, Vuçiç tha: “Nuk po shkoj me idenë që do provokohem. Stabiliteti në Ballkan do të thotë gjithashtu se Serbia nuk mund të pëlqejë idenë e Shqipërisë së Madhe, kjo nuk është ideja e së ardhmes. Rendi Evropian nuk kërkon ndryshimin e kufijve”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: