Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se Beogradi nuk do të hyjë në konflikt me SHBA-të sa i takon marrëdhënieve me Kosovën. Gjatë një takimi me të dërguarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, Vuçiç tha se; “Bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe për të qenë të drejta për publikun, unë gjithashtu jam i kënaqur me përmbajtjen sepse ne kemi marrë parasysh të gjitha çështjet tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh, dhe unë do të thoja që ne jemi të vendosur të gjejmë një zgjidhje”.


Mes të tjerash Vuçiç tha se problemet mes dy vendeve mund të zgjidheshin në nivel dypalësh.


“Ne nuk do të hyjmë në konflikte me Amerikën. Unë nuk mendoj se ne po luftojmë me forcën më të madhe”, pohoi ai.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb